Kronike
Krimi në familje/ Gruaja doli në ballkon e plagosur, çifti do varroset në Shqipëri

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi në familjen shqiptare në Greqi, ku 53-vjeçari goditi disa herë me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas kreu vetëvrasje. Mediat greke raportojnë se gruaja kishte dalë në ballkon e plagosur dhe e gjakosur nga goditjet me thikë të të shoqit, para se ai ta tërhiqte sërish brenda në banesë dhe ta godiste sërish.
Shqiptari mësohet se i ka shkaktuar plagë në bark dhe qafë, ndërsa gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e gjakderdhjes. Më pas, 53-vjeçari u hodh nga ballkoni ku mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin Papanikolaou.
Varrimi i gruas do të bëhet nesër (14 Mars) në Shqipëri. Gjithashtu edhe varrimi i 53-vjeçarit do të bëhet në atdhe në ditët në vijim, shkroi Prothotema.gr. Ndërkohë dy vajzat e çiftit shqiptar, 16 dhe 21 vjeçe, të cilat humbën prindërit, ndodhen në gjendje shoku dhe mësohet se nuk kanë mundur të dëshmojnë në polici.
Në momentin e vrasjes, dy fëmijët e familjes, 16 dhe 21 vjeç, ndodheshin larg banesës, ndërsa i mituri ishte në shkollë. Sipas vëllait të 44-vjeçares, i cili sapo është informuar ka shkuar në banesën ku ka ndodhur vrasja

