Politike
Sherri për listat/ Analisti Çurri: Edi Rama po i djeg me ndershmëri, Berisha me hile

Analisti Arjan Curri tha se do të jenë 6 persona në PS që nuk do të betohen dot në shtator. Gjatë debatit për listat ai tha se në Partinë Demokratike do të jenë 4 burra.
Curri: Dy gra dhe katër burra me shumë mundësi nuk do të betohen dot në shtator në PS. Në PD 4 burra, të cilët edhe këta me shumë mundësi s’do të bëjnë dot betimin në shtator. Rama i djeg në furrë me xhiro, me këste, me turne, kurse Berisha do t’i djegë njëherë e mirë që në turrën e parë, po shkojnë në martirizim. Këta janë martirë të perandorit, e dinë që nuk kanë asnjë rrugë tjetër që të japin edhe pikën e tij të fundit të gjakut. Në dy lista ka një ndryshim shumë të madh që Rama po i djeg me ndershmëri, kurse Berisha me hile. SPAK e çliroi nga ky presion Ramën, se Veliaj donte njerëzit e tij.

