Pinknews
Gjesti tallet me hyrjen e Xhenetës, reagon për qenin e tij, ulet çmimi i madh

Loja e mosreagimit, një prej sfidave më të vështira në Big Brother VIP Albania 4, ka pasur një përfundim të papritur për njërin prej banorëve më të komentuar, Gjestin.
Ai nuk ka mundur t’i rezistojë tundimit për të reaguar kur Vëllai i Madh e provokoi duke i sjellë në shtëpi qenin e tij të dashur.
Për disa dtë me radhë, banorët e BBVA 4 janë testuar në qëndrueshmërinë e tyre, teksa në shtëpi janë futur personazhe të ndryshme nga jeta e tyre personale, me qëllimin që të mos reagonin.
Megjithatë, ndërsa shumë prej tyre ia dolën të ruanin qetësinë, Gjesti u dorëzua kur pa qenin e tij, duke e prishur sfidën.
Ironikisht, një ditë më parë, ai kishte habitur publikun duke mos reaguar fare kur ish-e dashura e tij, Xheneta, hyri në shtëpi.

