Kosova
50 me 50/ Çelësi për zgjidhjen e enigmës paszgjedhore në Kosovë dhe Fatmiri me fatin e keq

Analisti politik Artan Muhaxhiri vlerësoi se Kosova është po aq afër formimit të qeverisë së re dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe se zgjidhja do të varet vetëm nga gatishmëria e aktorëve politikë për te bere kompromis dhe nga fakti se mandati i një koalicioni të tillë do të fiksohej paraprakisht.
“Shanset janë 50:50. Dera është e hapur për çdo skenar dhe çdo gjë është e mundur. Ka mundësi që Albin Kurti të formojë një qeveri me Fatmir Limaj dhe minoritetet. Por është gjithashtu e mundur që partitë opozitare të bashkojnë forcat dhe të formojnë qeverine. Është e mundur edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja. Gjithçka do të varet nga vullneti i mirë i të gjithë liderëve, por rezultatet e zgjedhjeve ofrojnë shumë mundësi të ndryshme sepse ne nuk kemi një shumicë të qartë si katër vjet më parë” – deklaroi Muhaxhiri, sipas te cilit ” Çelësi për zgjidhjen e enigmës paszgjedhore qëndron në pragmatizmin e liderëve politikë”
“Kushdo që formon qeverinë do të duhet të bëjë shumë kompromise. Kurti apo opozita do të duhet të ndajnë shumë pushtet. Megjithatë, mendoj se në asnjë rast qeveria qe do krijohet nuk do të mund të zgjasë katër vjet, sepse cilado parti që ta formojë qeverinë, besoj se nuk do të jetë stabile dhe se do të kemi zgjedhje të reja”, beson Muhaxhiri.
Ai përmendi gjithashtu dy arsye kryesore: zgjedhjet presidenciale të planifikuara për pranverën e vitit të ardhshëm dhe presionin ndërkombëtar mbi Prishtinën lidhur me dialogun.
Ndonëse nuk e përjashton plotësisht mundësinë që nëse largohen më shumë deputetë nga Vetëvendosje, kjo parti mund të mbetet pa shumicën e nevojshme, Muhaxhiri dyshon se kjo do të ndodhë.
“Një opsion i tillë ekziston gjithmonë, por nuk besoj se do të ndodhë, sepse Vetëvendosje ka një strukturë shumë solide, janë shumë të lidhur. Deri më tani është treguar se të gjithë ata që janë larguar nga Vetëvendosje nuk kanë arritur të vazhdojnë karrierën e tyre politike. Të gjithë e kane patur të vështirë të pozicionohen te partitë ku jane bashkuar” – ka theksuar Muhaxhiri

