Rajon
Bosnja shpall në kërkim ndërkombëtar Milorad Dodik-un: Arrestojeni menjëherë

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik dhe dy të tjerë, pasi Presidenti i entitetit të Republika Srpska të mbizotëruar nga serbët e Bosnjës injoroi një urdhër arresti në nivel shtetëror javën e kaluar.
Dy të tjerët janë kryeministri i njësisë Radovan Vishkoviç dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç. Urdhri nënkupton që çdo oficer policie në vend që i ndeshet duhet t’i arrestojë menjëherë.
Të gjithë ata akuzohen për sjellje antikushtetuese. Mediat boshnjake raportojnë se Stevandiq është larguar nga vendi për në Serbi.
Prokurorët e nivelit shtetëror të Bosnjës lëshuan urdhra arresti për treshen javën e kaluar , gjë që nuk u zbatua.
Dodik nuk ka komentuar ende urdhrin e ri, por ka postuar në X se Republika Srpska po ndërmerr hapa për të formuar policinë e saj kufitare. Kjo do të kontrollojë kufirin midis Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska, dy entitetet në vend.
Ligjet e reja të liderit serb të Bosnjës Milorad Dodik ndezin krizë të madhe politike
Dodik, i cili më parë tha se nuk e njeh zyrën e prokurorit të nivelit shtetëror të vendit, ka hedhur poshtë vlefshmërinë e urdhrit të javës së kaluar dhe çdo përpjekje për arrestimin e tij dhe tha se nuk do të shkojë në Sarajevë për t’u marrë në pyetje.
Presidenti i Republikës Srpska u dënua më 26 shkurt me 1 vit burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar detyrën e presidenti për 6 vjet, pasi refuzoi të zbatonte direktivat e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt.Vendimi nuk është përfundimtar dhe Dodik mund ta apelojë atë.
Menjëherë pas kësaj, Dodik prezantoi ligje të reja që synojnë të ndalojnë funksionimin e institucioneve të sigurisë dhe gjyqësorit në nivel shtetëror në atë që përfshin rreth gjysmën e territorit të vendit të Ballkanit Perëndimor.
Vendimet janë pezulluar përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese në nivel shtetëror.
Forca paqeruajtëse evropiane në Bosnje, EUFOR, ka thënë se po rrit numrin e trupave të saj në përgjigje të tensioneve.

