Politike
‘Kujtim Gjuzi është kryeministri në hije i aleancës’

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish koalicionin e Sali Berishës, duke thënë në komunikimin me ndjekësit se Kujtim Gjuzi është kryeministri në hije i alenacës. Rama tha se bufi i kënetës, referuar Sali Berishës, e di shumë mirë që më 11 maj nuk ka asnjë shans për fitore dhe për këtë arsye ka bërë listë për opozitë qëndrestare.
“Kujtim Gjuzi është kryeministri në hije i aleancës, se vetmja gjë madh që ka ajo aleancë janë mustaqet e Kujtimit. Situata në kënetë është turbulente. Pa problem se i ha bufi ata. E keni pa listën e bufit, listë për opozitë qëndrestare. E di shumë mirë që s’ka asnjë shans, dhe ka bërë një listë për një opozitë qëndrestare. Që kur bëjnë kua kua kua as nuk shohin as nuk dëgjojnë”, tha Rama.
Rama: I patë pseudoprimaret e PD në Kavajë? Kandidatin fitues e hëngri bufi tak-fak, të paktën Luli i kishte flokët pikë! Ne e rilindëm qytetin, ishte xhep falso

Duke shkuar drejt fundit të komunikimit të tij me ndjekësit virtualë, një prej tyre i kujtoi kryeministrit qytetin e Kavajës, duke i thënë që të “mos e rrente mendja” se do fitonte aty.
“Të rrejë mendja ty dhe jo mua për Kavajën, ty të rren mendja, sepse Kavajën e rilindëm, ishte xhep falso, kishte vetëm pluhur dhe njerëz që shisnin fara, shihnin nga qielli pa ujë, pa drita e pa punë. Sot Kavaja është bërë qytet, se na la ne, e vërtetë që nuk ndryshon”, tha ai.
Dhe teksa vijoi diskursin për qytetin që njihet si bastion i të djathtës, kreu i qeverisë kujtoi Primaret e fundit të PD-së, duke i cilësuar edhe si pseudoprimare, pasi kandidatin fitues të tyre sipas tij, “e hëngri bufi i kënetës”.
“Por në Kavajë ka ndodhur diçka dhe se mileti i Kavajës duhet ta marri si një ofendim, jo se do më dëgjojnë mua, por shkuan ata atje votuan pseudoprimaret zgjodhën kandidatin më të votuar të primareve dhe tak-fak ia hëngri bufi i kënetës kandidatin, se doni atë bufin që shkonte njëherë në 4 vjet ngrinte dy gishtat, se të paktën Luli i kishte flokët pikë. Doni ta mbani, mbajeni…!”, tha kryeministri.
Rama nuk i ‘ndahet’ Bashës: Live nuk e fus dot, fle gjumë deri në orën 12

Gjatë komunikimit me ndjekësit në Facebook, kryeministri ka folur sërish për Lulzim Bashën, të cilin një ndjekës ia kërkoi ta fusë live.
“Live nuk e fus dot se është duke fjet, por do t’i jap një përgjigje se më ka kërkuar dje prapë. Po leje të flejë edhe içik. Është ora 09:08, se nga 12:00 zgjohet. Tani që është zgjuar, se ai feston Vitin e Ri, të nesërmen fle gjumë dhe zgjohet në pranverë. Pranvera për të nuk fillon më 14 mars, por me 22 qershor. Por është zgjuar këtë herë, më ka surprizuar”, tha Rama.

