Connect with us

Politike

Genc Gjokutaj, Sonila Meço, Llagami-Bushka dhe një pazar qensh brenda dhe jashtë SPAK

Avokati, Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço, foli mbi skandalin Llagami-Bushka ku cilësoi se është kthyer në një pazar qensh, ku drejtësia është e mbërthyer totalisht nga kjo qeveri.

Gjokutaj theksoi se, SPAK është ai që duhet të nisë menjëherë një mega hetim mbi këtë çështje, ku si oktapod kanë mbërthyer drejtësinë në vend. ‘Kjo nuk është çështje e thjeshtë, por është thelbi. Këtu SPAK duhet të fillojë një mega hetim për të gjithë këtë sistem, sepse këta dhe në gjendjen që janë, janë të lidhur me persona tashmë të arrestuar si hajdutë, ata duan të futen dhe të zbatojnë manovra për të larguar nga GJK gjyqtarët.’-u shpreh avokati

Genc Gjokutaj:

Këtë nuk ke ku ta zgjidhësh, që në një këshill ndërkullash, Klotilda Bushka thotë mikut të saj, Erion Veliajt t’i bëjmë gati qelinë. Ky është një pazar qenësish. Një turp i madh për drejtësinë në vend. Një oktapod, i cili ka mbërthyer, thonë se kemi një dhe andej, thonë se kemi njerëz dhe shërbime në çdo vend. Këtë e thotë Klotilda që prish prova. Llagami thotë se janë të montuara, të verifikohen.

Kjo çështje kërkon të ndërpritet çdo procedurë për GJK. Ata nuk kanë problem që mos të funksionojë gjykata, por jo ata që janë gati për t’u hetuar dhe me përgjegjësi penale. Ata duhet të vijojnë emërimet dhe të plotësojnë vendet vakante. Kjo duhet ndërprerë në mënyrë urgjente. Sepse ata janë të kapur…

Vëllai i zonjës Llagami shihet nëse është futur në BKH. Këto janë biseda në një platformë që konsiderohet e papërgjegjshme. Shikoni se si veprojnë. Këtë do ta lidhin me çështjen e Abi Malltezit në Strasburg. Kjo çështje e Malltezit është zanafilla e procedimit penal për grupin Partizani. Sepse zoti Balla ka qenë kallëzuesi i çështjes dhe është paditur për shpifje. E ka humbur gjyqin në shkallën e parë.

Ata janë të lidhur, një oktapod që ka mbështjellë drejtësinë dhe sigurisht që këta gjyqtarë deri në procedimin disiplinor, ju e dini sa të pavarur mund të jenë. Ata, pa u bërë presion, shohin lajmet në darkë.

Sot shohin Edin, nesër japin vendimin.

Kjo nuk është çështje e thjeshtë, por është thelbi. Këtu SPAK duhet të fillojë një mega hetim për të gjithë këtë sistem, sepse këta dhe në gjendjen që janë, janë të lidhur me persona tashmë të arrestuar si hajdutë, ata duan të futen dhe të zbatojnë manovra për të larguar nga GJK gjyqtarët.

Advertisement