Aktualitet
Tensionet para Kuvendit/ Avokati i Popullit: Policia ka goditur protestuesit
𝗥𝗲𝗮𝗴𝗶𝗺 𝗶 𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗵𝘆𝗿𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗣𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝘀𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝘁𝗲𝘀𝘁𝗲̈𝗻 𝗽𝗲̈𝗿𝗽𝗮𝗿𝗮 𝗣𝗮𝗿𝗹𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗶𝘁:
Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën përpara Parlamentit. Pamjet e shoqërimit të protestuesve ngrenë dyshime serioze për përdorim joproporcional të forcës dhe cenim të dinjitetit njerëzor.
Avokati i Popullit u paraqit ditën e sotme në komisariat për të verifikuar në vend kushtet e ndalimit, trajtimin e personave të shoqëruar dhe respektimin e të drejtave të tyre procedurale. Aksesi i menjëhershëm iu lejua grupit tonë të monitorimit, por jo avokatëve të të ndaluarve.
Institucioni ka nisur një hetim administrativ me iniciativë (ex-officio). Nga kqyrja paraprake e pamjeve filmike, konstatojmë pamje që tregojnë goditje fizike ndaj protestueve gjatë shoqërimit. Këto pamje ngrenë dyshime serioze për trajtim degradues dhe përdorim joproporcional të forcës.
Parimi i proporcionalitetit lejon forcën vetëm për të neutralizuar një rrezik real dhe kërkon që forca të ndërpritet në çastin që rezistenca pushon. Reagimi ndaj akteve simbolike nuk justifikon në asnjë rast dhunën fizike ndaj trupit të njeriut.
Avokati i Popullit i ka kërkuar Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore sqarime me shkrim brenda 48 orëve, përfshirë urdhrin operacional të ndërhyrjes, regjistrimet e kamerave trupore dhe bazën ligjore të përdorimit të forcës.
Në përfundim të hetimit, Avokati i Popullit do të rekomandojë masa konkrete administrative në çdo rast ku evidentohen shkelje. Do të ndjekim çdo hap të këtij procesi me vëmendje maksimale, që të garantohet e drejta për të protestuar