Politike
Enkelejd Alibeaj fut dy vajzat dhe mamanë në listë të sigurtë të Tiranës

Zgjedhjet e 11 majit zbuluan një fenonem të pandodhur më parë. Parti të vogla që garojnë me lista të mbyllura të cilat janë të mbushur me emra familjarësh. Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet’ u bë debat në rrjet pasi futi në listën e mbyllur të qarkut të Beratit babanë, por mësohet se edhe Enkelejd Alibeaj përfaqësuesi i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim’ ka kandiduar familjarë të tijë në listën e mbyllur të Tiranës. Dy vajzat e tij, Gea 25 vjeçe dhe Meg, 19 vjeçe dhe mamaja e tij Valentina janë në listën e mbyllur të qarkut të Tiranës. Shqiptarja.com publikon listën e kandidatëve ku emri i vajzës së madhe të kreut të partisë ‘Djathtas 1912’, Gea Alibeaj është vënë e 5-ta në listë.
Vajza e dytë Meg Alibeaj është e 11-ta, ndërsa e renditur e 7-ta është Valentina Hamza Alibeaj, 74 vjeçe, mamaja e kryetarit të partisë. Vetë Alibeaj është renditur në listën e hapur i pari.
Vendosja e emrit të babait në listë nga Adriatik Lapaj shkaktoi debate, të cilat u përpoq të sqarojë dhe bindë opinionin publik se ishin emra të familjarëve të vendosur fiktivisht, por më pas vendosi të largojë përfundimisht emrin të atit nga listat.
Alibeaj ka qenë një prej deputetëve që prej një viti kërkon lista 100% të hapura. Strategjia është që, për të garantuar garë me lista plotësisht të hapura, listat e mbyllura do shterohen nëpërmjet dorëheqjes! Dhe që të ndodhë kjo, i gjithë koalicioni Djathtas për Zhvillim ka rënë dakort që të vendosë në pjesën e mbyllur familjarët.
Kandidoi familjarët në listat e sigurta, Alibeaj: Na e detyron ligji, do të dorëhiqen

Përfaqësuesi i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Enkelejd Alibeaj e gjen ‘fajin’ te ligji për strategjinë e tij për të përfshirë familjarët në listat e sigurta.
Në një reagim Alibeaj pranon se është dakordësuar me kandidatët e listës së hapur për të përfshirë familjarët në të sigurtën, duke thënë se ‘ligji i keq të detyron të bësh strategji’. Më tej, ai shton se ata do të dorëhiqen.
Postimi i Alibeajt:
LISTA TË HAPURA 100%!
Ligji i keq të detyron të bësh strategji ! E kam thënë që në 26 korrik 2024 kur pazari Rama-Berisha mbylli listën! Për këtë arsye, familjarët në listën e mbyllur, me garancinë për t’u dorëhequr pasuri.
Po, është e vërtetë! Pas konsultimit me 37 kandidatët e listës së hapur, vendosëm si koalicion që familjarët ishin në listën e mbyllur.
Nga ana ime, vendosa Nëna Valin, Gean dhe Megin deri ne rregjistrimin e listave. Por, kaq ishte momenti i lavdisë… dhe i stresit të tyre!
Nesër, dorëhiqen! Me gëzim madje!
VO: … unë e di sa u lodha t’i mbush mendjen Megit të futej në listë! Imagjinoj çlirimin e saj nesër!
Shqiptarja.com publikoi një ditë më parë listën e kandidatëve ku emri i vajzës së madhe të kreut të partisë ‘Djathtas 1912’, Gea Alibeaj është vënë e 5-ta në listë.
Vajza e dytë, Meg Alibeaj është e 11-ta, ndërsa e renditur e 7-ta është Valentina Hamza Alibeaj, 74 vjeçe, mamaja e kryetarit të partisë. Vetë Alibeaj është renditur në listën e hapur i pari.

