Connect with us

Politike

Rama thumbon Bashën: S’ka faj se bufi po i ha demokratët rrugës

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “sy më sy” ka thumbuar Lulzim Bashën, teksa u shpreh se është zgjuar.

“Mos i bini në qafë kot, bën xhiro me makinë”, tha kreu i qeverisë, duke u theksuar se i ka thënë Bashës “ndalo të marrësh edhe ndonjë pasagjer, mos u rrotullo vetëm të dëgjosh muzikë”.

“Luli është zgjuar, nuk po fle, mos i bini në qafë kot. Është zgjuar, është aktiv bën zhiron me makinë, i kam thënë ndalo të marrësh edhe ndonjë pasagjer, mos u rrotullo vetëm të dëgjosh muzikë.

Më prezantoi me Unikatil, sot besoj do ta përshëndes me Hysenin, jemi në rregull me Lulin çfarë problemi keni me Lulin, lëreni se nuk ka edhe faj. Bufi po i ha demokratët rrugëve, Luli do që ti bëjë euroatlantikë”, tha Rama.

Lajmi i pare

“Po të lë këto 2 paketat”, Basha i përgjigjet

Pasi Rama i ktheu përgjigje Bashës, i cili e ironizoi për “shokët” që kanë përfunduar pas hekurave, si ministra, deputetë dhe zyrtarë të lartë të PS, kreu i Demokratëve Euroatlantikë nuk e ka vonuar mesazhin e radhës.

Basha ia ka kthyer duke i thënë se “gjithë jetën ngeli pasagjer” e se timonierët, referencë këtu për ata që firmosin tenderat, i ka tashmë në burgun 313.

“O Rame, pasagjer ngele mër burrë. Si s’të pash njëherë në timon. Apo harrova s’di me i dhonë ti, i japin të tjerët për ty. Masanej firifiu i çon te vendi ti apo jo? Ëëëë… Ku i ke shokët mër Ram.

Ku i ke ata që i veshe në timon. Ata që firmosshin për ty. Mirë një në burg, dy në burg, tre në burg, katër në burg, pesë në burg, gjashtë në burg. Po o mush 313 me shokët e tu me Rame”, thotë Basha në videon e fundit.

Më tej Basha ironizon se kryeministri mund të jetë mashtruar nga ish-ministrat e tij që kanë shkuar në burg për korrupsion, duke gjetur vend këtu ta krahasojë me bufin, referencë që Rama e përdor për kreun e PD, Sali Berisha.

“Ose ti je më buf se bufi dhe të vjedhin shokët pas shpine. Ose ti je nona kësaj pune. Je kreu i Bandës. E Rame, Rame”, shprehet Basha.

Në fund edhe një mesazh i koduar nga Basha: “Kam një porosi po ta le të Çani, këto dy paketat”, thotë Basha, duke lënë të nënkuptohet një arrestim të mundshëm të shefit të qeverisë, pasi shprehja u bë e famshme nga avokati Maks Haxhia kur u burgos ish-ministri Saimir Tahiri.

Advertisement