Connect with us

Bota

Pasi iu doli alkooli/ Nuk ka më sherr, Trump gati të nënshkruaj me Zelenskyn marrëveshjen për mineralet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë me dije se së shpejti pret të firmosë marrëveshjen e mineraleve të rralla me Ukrainën.

Kjo, pasi një akord i tillë ka dështuar më parë, pas replikave shumë të nxehta në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili përfundoi edhe i dëbuar në fund të takimit.

Megjithatë, gjithçka duket se është sheshuar mes Washingtonit dhe Kievit.

Pas bisedimeve të vazhdueshme të grupeve të punës dhe një letre të Zelenskyt ku shprehte keqardhjen për takimit, edhe pala amerikane deklaroi se Kievi është kthyer në rrugën e duhur.

Po ashtu, pakti i pritshëm vjen edhe pas një heqjeje të fondeve të ndihmës për Ukrainën, por një rikthim pas pak orësh nga Trump, i cili e ka reflektuar masën si një formë presioni për të futur Kievin “në shina”.

Nëse marrëveshja firmoset, do të jetë ndër hapat më të rëndësishëm të Zelenskyt prej fillimit të luftës dhe një garanci më shumë prej amerikanëve për t’i mbrojtur.

Advertisement