Connect with us

Rajon

Shembja e mitit serb/ Vuçiç nuk përmbahet, paralajmëron protesta kundër protestave të studentëve

Presidenti serb Aleksander Vuçic njoftoi se së shpejti do kete një “thirrje për njerëzit anembanë Serbisë për të luftuar për vendin e tyre” siç tha ai, përmes mjeteve paqësore dhe demokratike, jo dhunës.

“Rezistenca, rebelimi dhe pakënaqësia e njerëzve me terrorin ndaj të cilit janë ekspozuar njerëzit në katër muajt e fundit po rritet dhe së shpejti do të ketë një thirrje për njerëzit në të gjithë Serbinë, që të luftojnë për vendin e tyre, të luftojnë për Serbinë e tyre, me mjete paqësore, demokratike, dhe jo me dhunë, jo siç kanë bërë disa të tjerë” – theksoi Vucic

“Populli i Serbisë nuk ka më frikë nga askush dhe asgjë, as nga protestuesit, as nga bllokuesit, as nga terroristët politikë që hedhin gaz lotsjellës në parlament, as nga askush” – potencoi presidenti serb

Vuçic shtoi se Serbia po ngrihet, duke theksuar se kushdo mund të bjerë, por se forca e Serbisë qëndron në faktin se ajo gjithmonë ngrihet në këmbë me shpejtësi të pabesueshme, drejtohet dhe lufton për të ardhmen e saj.

Kujtojme se Serbia ka qenë skena e protestave që nga fundi i vitit të kaluar, të nisura nga studentët dhe qytetarët pasi 15 vetë u vranë në një shembje tende në stacionin kryesor hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor.

Advertisement