Connect with us

Aktualitet

Mbi 180 mln euro/ Prokurorja e SPAK: 16 grupe kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit

Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, ka thënë se qindra-miliona euro janë konfiskuar dhe sekuestruar për pesë vite në Shqipëri. Në një intervistë për Kallxo Përime, Musabelliu ka thënë se të gjitha këto para dyshohet se janë fituar nga veprat e ndryshme penale. Prokurorja ka shtuar se hetimet kanë gjetur rreth 16 grupe kriminale të cilat i pastrojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Për një periudhë pesë-vjeçare, nga statistikat tona, vlera totale e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara kapë shifrën e 182 milionë euro. Pra, ju e shihni se çfarë qasje ka pasur Prokuroria e Posaçme kundër produkteve të veprës penale.

Së pari, ne konfiskojmë dhe sekuestrojmë produktet e veprës penale, në konfiskimin e vlerës ekuivalente dhe në aplikimin e ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit, siç quhet edhe ligji anti mafia. Ky ka sjell rezultat tek shifra e konfiskimit të parave që unë përmenda.

Janë identifikuar 16 grupe kriminale të rrezikshme që operojnë kryesisht në Itali, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Gjermani por edhe me grupet kriminale shqiptare kemi një bashkëveprim. Sigurisht, një pjesë e parave mund të pastrohen andej e një pjesë mund të pastrohen edhe në Shqipëri”, ka deklaruar Doloreza Musabelliu.

Advertisement