Connect with us

Kronike

Aksident i frikshëm në Durrës/ Makina me shpejtësi ngjitet në trotuar, shpëtojnë ‘për fije’ këmbësorët

Një aksident ndodhi pak minuta pas mesnate në Bulevardin e Durrësit

Drejtuesi i një automjeti që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka humbur kontrollin dhe është ngjitur mbi trotuar, duke marrë para dy makina të parkuara, ndërkohë që shumë pranë ndodheshin dy persona, që fatmirësisht shpëtuan pa u dëmtuar.

Për aksidentin, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.

Burime bëjnë me dije se, makina drejtohej nga një vajzë 22-vjeçare, e cila ka marrë dëmtime të lehta.

LAJMI I PERDITESUAR

Një automjet i drejtuar nga një e re teksa lëvizte me shpejtësi natën e kaluar në një nga rrugët kryesore të qytetit të Durrësit, te “Rruga e Dëshmorëve”, pranë rrethrrotullimit te Pallati i Sportit shkaktoi aksident. Paraprakisht, deklarohet se drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin për shkak të lëvizjes mbi normat e shpejtësisë.
Pas kalimit të rreth-rrotullimit, 22-vjeçarja ka dalë nga rruga dhe mjeti i drejtuar prej saj u përplas me një pemë, një automjet tjetër, si dhe një nga dyqanet buzë rrugës. Mjeti ka përfunduar në hyrjen e një pallati, ndërkohë që shumë pranë ndodheshin dy persona, që fatmirësisht shpëtuan pa u dëmtuar. E reja u dërgua në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për aksidentin, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.

Advertisement