Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp. Ajo që ka bërë përshtypje është që që në fillim të nisjes së konferencës, Berisha ka vendosur në tavolinë një buf, referuar epitetit të cilin i ka vendosur kryeministri Edi Rama.

“Kjo nuk mund të them se është një dhuratë për Edi Ramën, sepse ku është një simbol i mençurisë i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, por në mijëvjeçarë. Vendosa ta sjell para mediave dhe publikut se çfarë varfërie dhe shkreti kulturore ka njeriu që e citon që e quan Berishën me emrin e simbolit më të arrirë të mençurisë të Ramës dhe Greqisë së lashtë.

Athina dhe Minerva, dy perëndeshat e njohura, njëra e grekëve, perëndeshë e diturisë, dhe e Minerva e romakëve, e njëjtë, nuk zgjodhën asnjë shpend tjetër si simbol të fuqisë së tyre mendore, por zgjodhën pikërisht bufin që u bë një personazh i dashur për të gjithë njerëzit e civilizuar.
Dhe Edi Rama mendon se mund të më fyeje mua duke më quajtur mua buf.
Injoranca nuk është argument, thotë Latini”, tha ai.