Kosova
Si shakaja pa kripë/ Mandl me zemër në dorë/ Dialogu të jetë prioritet, palët të vendosin diçka në tryezë

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, beson se Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të ketë një agjendë të qartë në procesin e dialogut në Bruksel.
Duke potencuar se ekzekutivi i ri duhet ta ketë prioritet çështjen e dialogut, ai e konsideron si të rëndësishëm faktin se palët duhet të propozojnë vetë temat në tryezën e bisedimeve.
“Mendoj se është gjithmonë e rëndësishme në një proces të tillë dialogu, që të vendoset diçka në tryezë nga secila pale, pasi vetem keshtu eshte mundesia të gjesh fjalë në agjendë për atë që po flitet. Pra, është e rëndësishme jo vetëm të presësh se çfarë do të vënë në tryezë përfaqësuesit e BE-së, por është e rëndësishme të vësh diçka vetë në tryezë”, ka deklaruar Mandl, i cili gjithashtu është shprehur optimist se përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Kaja Kallas, do të angazhohet për dialog pozitiv mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ajo e merr shumë seriozisht këtë çështje dhe e di mjafte mire se fusha eshte e barabarte, se nuk ka nje shtet më te rëndësishëm se tjetri. Kam shpresë që Komisioni i ri Evropian do të jetë më i mirë në menaxhimin e këtij dialogu dhe ata mund të inkurajojnë çdo palë, palën kosovare dhe palën serbe, që të angazhohen vërtet në një dialog pozitiv për mirëqenien e qytetarëve të tyre, për të ardhmen e qytetarëve të tyre në Bashkimin Evropian” – potencoi Eurodeputeti austriak.

