Politike
Rama u përgjigjet komentuesve në FB: Nëse nuk futemin në BE, humbasim mbi 1 mld euro në vit

Kreu i qeverisë Edi Rama u është përgjigjur live pyetjeve të adresuara në platformat sociale.
Sipas Ramës nëse do të ishte utopi, BE nuk do të kishte caktuar një afat për vendin tonë për t’u bërë pjesë.
Të thuash që ne nuk humbasim gjë, do të thotë që nuk kupton gjë nga futja në BE.
Ne humbasim mbi 1 mld euro në vit, nga të cilat 90% janë grante, dhe 10% kredi. Ndërsa deri tani ka qenë e kundërta. Që ne të humbasim më shumë se 1 mld euro në vit nga anëtarësimi i mundshëm për mustaqet e Çelos, apo e lagu se lagu, apo kush je ti apo kush jam unë, ky do ishte fatalitet i madh”, tha Rama.
‘T’i thuash Shqipërisë mesjetë…’, Rama-komentuesit: Nga një vend që s’ia hidhte kush ‘qurret’, tani shihet me respekt dhe besim

Rama i është përgjigjur edhe një komentuesi që thotë se Shqipëria është mesjetë.
“Ti thuash Shqipërisë mesjetë do të thotë të jesh kaq i verbër dhe i mllefosur për arsye politike sa të flasësh një gjë për të ardhur keq. Shqipëria është në një fazë transformimi që e shohin të tërë ata që nuk e shohin realitetin tonë me syzet e politikë së ditës. Në një fazë transformimi që ka bërë që Shqipëria nga një vend që nuk ia hidhte kush qurret, të shihet me respekt dhe besim dhe shihet si një vend i vogël por serioz në arenën ndërkombëtare. Që shihet si një destinacion turistik i atillë që rritet çdo vit me shpejtësi marramendëse. Nëse do të ishte mesjetë, asnjëra dhe as tjetra nuk do të ndodhte.”, tha Rama.
‘PS do të marrë shumicën në zgjedhje’, Rama: Shqiptarët janë të mençur, për politikë nuk ua ha shkopin asnjë lloj qeni

Rama shprehet i bindur për fitoren më 11 Maj, por ai thotë se populli duhet t’i çojë një mesazh BE.
“Qeveria jonë mund të ketë bërë shumë gabime, por askush përballë nuk bën dot këtë që ne mund të bëjmë. Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundjeje në 11 Maj. Që të jemi të qrtë nuk parashoh ndryshim të maxhorancës, të shumicës. PS do ta rifitojë shumicën. Këtu çështja është se cili do të jetë mesazhi që populli do t’i japë BE, mesazh që këtu ne jemi siç ishim apo që jemi të vetëdijshëm se dera është hapur dhe duam të hyjmë në BE. Nëse duhet të jetë ky mesazhi i dytë, duhet një shumicë. Kjo nuk ka lidhje me fanelën apo me faktin që ne rrezikojmë të humbasim zgjedhjet. Kjo nuk ndodh për arsyen e thjeshtë sepse shqiptarët janë shumë të mençur dhe kanë instikt të fortë politik dhe për politikë nuk ua ha shkopin asnjë lloj qeni. Në këtë aspekt, siç tregojnë të gjitha sondazhet nuk është ky shqetësimi, por çfarë do të dalë si mesazh nga zgjedhjet.”, tha Rama.

