Connect with us

Aktualitet

I bëri raporte mjekësore të rreme në këmbim të parave, dënohet me burg psikiatri në Italia

Një mjek psikiatër në një spital në Romë është dënuar me burg nga gjykata italiane, pasi ndihmoi bosin shqiptar të drogës Elvis Demçe të arratisej nga arresti shtëpiak. Siç raportohet një çertifikatë mjekësore për të garantuar lirinë e Elvis Demçes dhe një vizitë e organizuar për t’i lejuar atij të arratiset i ka kushtuar shumë një mjeku italian, Andrea Pacileo-n, i cili dha këshilla të rreme mjekësore.

Siç raporton La Repubblica për arsye që autoritetet italiane të vendosnin lirimin nga burgu dhe vendosjen në arrest shtëpiak, Demçe pagonte mjekun psikiatër me 300 euro për çdo seancë, në mënyrë që të mund të ndiqte një plan specifik terapeutik në ambientet e autorizuara.

Sipas organit të akuzës, mjeku ishte vënë në dispozicion për vizita në spitalin ku punonte për të marrë lejen për t’u larguar nga vendi i paraburgimit dhe për të lejuar kështu Demçen të takohej brenda dhe jashtë spitalit bashkëpunëtorët me të cilët organizonin vazhdimin e aktiviteteve kriminale. Sipas hetimeve Demçe kishte kontakte në vitin 2020 me trafikantë kolumbianë, ushtarë marokenë dhe doganierë nga Gioia Tauro.

Advertisement