Connect with us

Politike

Bloomberg: Bota e Trump-it luan një rol të madh në zgjedhjet e afërta të Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama e konsideron Donald Trump si një “e mirë për të gjithë”, duke portretizuar trajtimin gërryes të presidentit ndaj aleatëve të SHBA-ve si një mundësi për një Bashkim Evropian që ka humbur rrugën për të rizbuluar mojo-n (influencën – ed.) e tij dhe për të ndërtuar ndikimin e tij global.

Komentet e Ramës, të bëra në një intervistë për Bloomberg pasqyrojnë gjithashtu një fushatë në të cilën Trump dhe bota e tij po luajnë një rol çuditërisht të jashtëzakonshëm.

Kryeministri, i cili konkurron për të zgjatur 12 vitet e tij në detyrë, u shpreh se Unioni është bërë “shumë vetë-referues” dhe “egoist” dhe duhet të mësojë t’u bëjë ballë fuqive të tjera në një kohë të luftërave tregtare të shkaktuara nga SHBA-të dhe përçarjes globale.

“Kur Trump thotë se Zoti e shpëtoi për ta bërë Amerikën sërish të madhe, ai tregon vetëm gjysmën e historisë”, tha kryeministri në selinë e Partisë Socialiste të martën. “Gjysma tjetër është se Ai e shpëtoi Trump-in edhe për ta bërë Evropën të zgjohet dhe të marrë masa”.

Kryeministri ka kontaktuar gjithashtu me rrethin e brendshëm të Trump.

Në fillim të këtij viti, Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan dhe këshilltari i mandatit të parë, fitoi miratimin paraprak nga qeveria shqiptare për një resort luksoz prej 1.4 miliardë dollarësh në një ish-bazë ushtarake.

Drita jeshile për projektin e Ishullit të Sazanit në brigjet jugore të Shqipërisë, pranë vendit ku takohen deti Adriatik dhe Jon, erdhi disa ditë përpara inaugurimit të Trump në janar.

Është bërë një nga projektet më të mëdha të planifikuara nga Kushner në Ballkan, i cili përfshin një hotel Trump të planifikuar në kryeqytetin serb të Beogradit.

Rama mohoi për Bloomberg se miratimi i qeverisë së tij për projektin ishte një përpjekje për të marrë favorin e presidentit të SHBA-ve.

Kushner e vizitoi ishullin për herë të parë në vitin 2021 së bashku me gruan e tij, Ivanka Trump dhe Grenell, tha ai.

“Asokohe, nuk ishte diçka që do të na jepte pikë politike në Washington”, tha Rama. “Kishte të tjerë në pushtet dhe nuk ishte aspak e qartë se Trump mund të fitonte”.

Advertisement