Connect with us

Kronike

Vr’au gruan e pronarit me porosi të tij, Gjykata Kushtetuese lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Fatjon Karmeshtnën

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për Fatjon Karmeshtnën, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Suela Sulës. Ngjarja ndodhi në Melgushë të Shkodrës në prill të vitit 2016. Karmeshtna është dënuar në të tre shkallët e gjyqësorit për këtë krim, që është kryer me porosi nga bashkëshorti i viktimës, Sadetin Sula, pronar i mobilerisë ku autori punonte.

Karmeshtna kërkoi në Gjykatën Kushtetute shfuqimin e vendimeve duke pretenduar se gjykatat nuk kishin bërë një hetim të plotë dhe kishin injoruar prova të rëndësishme. Sipas ankimit të depozituar, autori shprehej se vendimi ishte marrë mbi bazën e provave të pavlefshme ose të mbledhura në mënyrë të paligjshme. Por kërkesa e tij u rrëzua nga një kolegj prej tre anëtarësh të Kushtetueses, që arriti në përfundimin se nuk kishte asnjë shkelje të të drejtave të tij kushtetuese.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 prill të 2016, kur Karmeshtna mbyti me duar Suela Sulën në tualetin e mobilerisë, në të cilën ai punonte. Nga hetimet, zbulohet se motivi i vrasjes lidhej me dyshimet se bashkëshorti i viktimës, Sadetin Sula se ajo po e tradhëtonte dhe mund të kërkonte ndarjen duke i marrë gjysmën e pasurisë.

Në dosjen hetimore, u përfshi edhe një regjistrim audio, i cili ishte realizuar nga telefoni i viktimës, mes Sulës dhe Karmeshtnës sesi do të kryenin krimin. Autori u arrestua dy vite pas krimit, në 2018, ndërsa hetimet provuan se ai kishte qenë ekzekutori i vrasjes, ndërkohë që Sadetin Sula ishte porositësi dhe organizatori i saj.

Advertisement