Politike
Monika Kryemadhi: Burgu i Pogradecit, duket i bukur, Veliaj nuk do të ma falte kurrë

Monika Kryemadhi u ndal edhe te problemet familjare që kanë patur pas hetimeve të SPAK. E pyetur nëse i druhet një dënimi me burg, Kryemadhi tha me ironi se burgu i Pogradecit është më i bukur se burgu ku po jeton jashtë…
Ylli Rakipi: Si kanë ndikuar hetimet e SPAK te familja juaj? U diskutua shumë që po ju sekuestrojnë edhe banesën. Si ka qenë ky vit për ju?
Monika Kryemadhi: Për mua çështjet e SPAK janë zero në krahasim me ato të familjes. E gjithë çështja e stisur e SPAK u ndërtua nga Veliaj, nga familja e inceneratorëve, sepse normal që gjithë ajo që kemi një furtunë brenda PS vjen për shkak të denoncimit tim për inceneratorin e Tiranës. Veliaj nuk do të ma falte kurrë, por edhe Edi Rama, duke qenë i kujdesur duke lëvizur duart e veta nëpërmjet Veliajt.
Veliaj ka patur ndikim të jashtëzakonshëm në SPAK, me deputetë brenda Kuvendit të Shqipërisë, duke filluar nga kryetarja e komisionit të ligjeve, që intimidon deshmitarin, apo edhe ndërhyrje të tjera, deri në banalitete duke paditur fëmijët dhe mamanë time. E vështirë ishte për fëmijët. Pati pasojat e veta. Kemi një familje që atë që kishim pasurinë më të madhe nuk e kemi më, por do ta mbaj të konsoliduar në aspektin e marrëdhënies së fëmijëve të mi me babain e tyre.
Ylli Rakipi: A i druheni një dënimi me burg? E keni imagjinuar ndonjëherë që mund të izoloheni edhe ju si Meta?
Monika Kryemadhi: A e keni parë burgun e Pogradecit sa i bukur është? E ke parë burgun jashtë, që duhet të qeshësh edhe kur të vjen të qash? U turrën a ka Monika prona në Angli dhe doli s’ka gjë, dolën të tjerë me prona në Angli. Monika kishte shtëpine e vet, që e kanë sekuestruar.
Ka disa gjëra ,që për hir edhe të mediave, se e pamë se ç’thoshin përgjimet e Veliajt, se si jepen direktivat për të sulmuar. Ashiqare duken edhe portalet. Të bësh një analizë finananciare, me çfarë paguhen dhe si jetojnë, të ardhurat nuk mbulojnë dot energjinë elektrike. Por janë histori tjetër, ky është korrupsioni më i madh.
Enton Abilekaj: Ne kemi portal dhe nuk bëjmë këto.
Monika Kryemadhi: Po flas për portalet që janë të lidhur me inceneratorët.

