Connect with us

Kronike

Tragjedi/ 53 vjeçarja gjendet e vdekur në garazhin e banesës, çfarë dihet deri më tani

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Grecalli, ku një 53-vjeçare është gjetur pa shenja jete në garazhin e banesës së saj.

Viktima, dyshohet se i ka dhënë fund jetës përmes vetëvarjes. Familjarët kanë qenë të parët që kanë zbuluar trupin.

“Paraditen e sotme, në fshatin Grecalli, Fier, është gjetur e pajetë nga familjarët, në garazhin e banesës, shtetasja M. Sh., 53 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.”– njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Advertisement