Kronike
“Pashë të vdekurin…!”/ Vrasja e Jani Prengës, DËSHMIA e kopshtarit të “Golden Resort”: Më kërkuan lopatë

“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga një mjet në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.
Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha m’u dukën si nga veriu. Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “ç’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt. Nuk e di c’bëri Altini pastaj. Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën, unë shkova në shtëpi në Kavajë,“- tha Festim Bexhdili, kopshtar i “Golden Resort”.

