Connect with us

Aktualitet

“Shqipëria po bëhet e pabanueshme”/ Ekonomisti: Kush vjedh energji burgoset…

Ekonomisti Klodian Muço ka folur për skandalet ushqimore në vendin tonë. Më konkretisht u ndal tek skandali i mishit të pulës, i kontaminuar me salmonelë, produkt që u konsumua nga shqiptarët. Në një prononcim Klodian Muço listoi ato që sipas tij janë padrejtësi në vendin tonë. Ai e konsideron të papranueshme faktin që ka persona se janë të burgosur për vjedhje energjie, e të tjerë që shesin mish të kontaminuar janë ende në liri.

“Janë një sërë faktorësh që Shqipërinë e bëjnë të banueshme. Si mund të banosh në një vend ku të hidhet 18 ton mish pule me salmonelë në treg dhe asnjëri nuk mërr përgjegjësi për ktë gjë. Dhe administratori që e ka hedhur në treg do gjykohet në gjendje të lirë. Ndërkohë ne kemi parë sesi përfundonin njerëzit në burg sepse lidhin energjinë elektrike pa leje. Domethënë ti i shkakton një dëm shtetit që mund të jetë në disa mijëra euro dhe t’i shkon në burg, kur nga ana tjetër t’i helmon më mijëra qytetarë shqiptarë dhe i çon në spital, ku disa rrezikojnë vdekjen dhe përsëri gjykohesh në gjendje të lirë. Që këtu tregohet sa padrejtësi ka. Kështu pabarazia gjeneron emigracion. Shqipëria po kthehet çdo ditë e më tepër në një vend që nuk mund të banosh,”- u shpreh Muço.

Advertisement