Politike
Çfarë ‘paralajmëron’ Rama nga Peshkopia? Kryeministri: Kryetarët e bashkive të jenë gati!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka ndaluar në Peshkopi, në Bulevardin kryesor të qytetit.
Rama gjatë shëtitjes së tij në Bulevard ka takuar dhe ka folur me qytetarët, ndërsa më pas u ndal në një nga lokalet e zonës, në një bashkëbisedim me disa prej tyre.
“Çmimet përgjatë zonës aty do jenë si bregdet, për 5 vite. Kryetarët e bashkive duhet të jenë gati, do bëhen projektet e parkimeve nëntokësore për çdo qytet. Rrugën do ta bëjmë deri në fund të vitit nga të dyja anët”, tha ai
Rama shtoi se para se të bëhej rruga e re, për të shkuar nga Tirana në Peshkopi “të dilte shpirti”, ndërsa tani është panorama është krejt ndryshe, gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e xhirove nga bizneset në zonë sipas tij.

