Connect with us

Politike

“Ata burra që rrinë edhe pllaquriten në kënetë, ata për mua janë çyrykë” – Rama ‘sqaron’ deklaratën

Kryeministri Edi Rama ka bërë një sqarim lidhur me deklaratën e tij përgjatë ditëve të fundit kur ka përdorur epitetin “çyrykë” për burrat. Nga Korça ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët, Rama tha se një etiketim të tillë e ka për ata votues burra që vijojnë të mbeten besnikë të opozitës të cilën me metaforë Rama e quan “kënetë”.

Reagime ka patur edhe nga radhët e opozitës, ndërsa kreu i qeverisë pranoi se ka patur ankesa edhe nga radhët e socialistëve, por saktësoi se nuk ka për të gjithë burrat shqiptarë. Rama vlerësoi se 56% e grave në Shqipëri janë votuese të PS-së.

Edi Rama: Doja të ndaja me ju një shqetësim, sepse sot kam patur disa ankesa dhe mesazhe nga ca burra, shokë partie, të cilët i kanë shqetësuar pse unë lavdëroj gratë dhe sipas tyre iu bie burrave.

Edhe dikush që më shkruante; ça ke mo burrë i dheut, ti gratë lavdëroj sa të duash, por duke ui rënë burrave, na ikin.

 

 

Mendoj se ata burra që na ikin se nuk e kuptojnë pse gratë duhen lëvduar më shumë, nuk na duhen.

Unë nuk shaj burrat. Absolutisht jo, kurrë. Nuk shaj burrat. Mendoj kështu. Është fakt që PS na rang vendi e mbështesin 56% e grave dhe vajzave. Ka qarqe që kjo mbështetje shkon deri në 65%. Por kjo do të thotë se kur vjen puna te burrat, diferenca është shumë më e vogël.

Them se ata burra, që njësoj si shumica dërrmuese e grave, mbështesin PS, janë jo vetëm të zotë, por edhe të hapur dhe mendje hapur dhe të mençur politikisht.

Ndërsa ata burra që rrinë edhe pllaquriten në kënetë, mund të jenë shumë të zotë në punën e tyre, por për mua janë çyrykë. Politikisht çyrykë. Nuk i duhen askujt. Dhe nëse mërzitën më vjen keq, unë nuk mërzitem. Besoj që kjo që PS ka bërë për Shqipërinë në këto vite, na bën shumë krenar”, tha ai.

Advertisement