Politike
Rama batuta nga kampusi i ri universitar në Korçë: Pastroni cepat, aty dallon BE-ja me Ballkanin

Kryeministri Edi Rama e inspektuar paraditen e sotme punimet në kampusin universitar “Poli i Dijes” në Korçë. Rama ishte i shoqëruar nga ekipi drejtues i qarkut të PS-së në Korçë dhe kryebashkiaku Sotiraq Filo.
Ndërkohë kryeministri nuk i ka kursyer batutat me zbatuesit e projektit gjatë momentit kur është ndalur duke parë disa detaje.
“Punimet janë shumë të mira, kjo do jetë me të vërtetë një nga godinat kryesore të arsimit. Veç mi pastroni këto cepat te kollonat, se këtu dallon BE-ja nga Ballkani”, tha Rama.

