Connect with us

Bota

Një batalion me fëmijë përpara se të vijë apokalipsi/ Musk kërkon gra…

“Qëllimi i parë është të sigurohet mbijetesa e njerëzimit. Qellimi i dyte që te shkojmë Mars. Dhe për të arritur të dy qëllimet, duhet të sillni më shumë fëmijë në jetë. Unë do të doja që njerëzimi të zgjerohej dhe të krijonte një të ardhme të ndritur për botën. Por për ta bërë këtë na duhet të kemi njerëz” – keshtu tha Elon Musk gjate nje lidhje skype me nje mitin politik ne Itali ne vitin 2023.

Me pak fjalë, Musk duket se ka një nxitim për të shpëtuar racën njerëzore. Dhe për këtë ai ka ndermen te sjellë në jetë një “legjion roman” – (4800 trupa) fëmijë, teksa deri tani ka bere jo pak, më saktë 14 fëmijë, prej te cileve ne njohim me siguri vetem identitetin e dy prej tyre.

Fëmija I fundit qe vjen ne jete u komunikua te premten e kaluar, me një test të atësisë që Musk ne fakt e pengoi. Tani ishte Ashley St. Clair, e cila u shpreh qartë për marrëdhënien e saj me njeriun më të pasur në botë.

Marrëdhënia e Musk me St. Clair.

Pranverë 2023. Qasja e parë e Musk ndodhi në rrjetin e tij social, kur ai filloi të ndërveprojë me postimet e Clair, me te cilen ka pothuajse 25 vjet diference moshe– dhe t’i shkruante asaj përmes mesazheve private. Marrëdhënia filloi herët. Dhe, siç raporton Wall Street Journal, Musk ka sugjeruar që në raportin e parë që të dy duhet të “zgjidhin një emër” për çdo fëmijë që mund të kenë sebashku. Nuk kaloi shumë kohë përpara se fëmija më vonë i quajtur Romulus u ngjiz.

Marrëdhënia mes të dyve dukej se po shkonte mirë. Aq shumë sa ai një herë tha se donte të paktën dhjetë fëmijë prej saj. Ose të paktën gjithçka dukej se po shkonte mirë deri në momentin e lindjes se femijes. Në atë moment u shfaqën divergjencat e para. Duke nisur nga mënyra se si do të lindte fëmija. Për Musk, St. Clair duhej të zgjidhte një prerje cezariane – ai ka argumentuar në të kaluarën se lindjet natyrale janë të lidhura me zvogëlimin e madhësisë së trurit – dhe të heqë dorë nga synetllëku I foshnjës. Gruaja, e besimit hebre, nuk ishte e gatshme të hiqte dorë nga këto kerkesa por sidomos nga kerkesa e fundit. Dhe në fund ajo zgjodhi edhe lindjen natyrale.

Problemet e para

Teksa ishte në spital për induksionin e lindjes, gruaja mori një mesazh nga Jared Birchall, krahu i djathtë i miliarderit, i cili gjatë viteve ka qenë gjithashtu përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve të ndërlikuara parafamiljare të shefit. Më shumë se një komunikim, ne fakt ai ishte një urdhër: Emri i Musk nuk duhej të figuronte në certifikatën e lindjes si babai i fëmijës. Një kërkesë e cila u perserit edhe menjëherë pas lindjes. Situatat e ndërlikuara si kjo nuk menaxhohen vetëm me besim, por me marrëveshje aktuale të moszbulimit. Kështu Birchal i kërkoi St. Clair të nënshkruante një dokument që premtonte të mos zbulonte detaje rreth atësisë së Musk. Në rrezik ishte siguria e këtij të fundit, e cila në një mesazh drejtuar gruas tha se ishte shënjestër e një atentati të mundshëm, pra “i dyti pas Trump për një vrasje” dhe se përreth “mbijetojnë vetëm paranojakët”.

Në këmbim te heshtjes, nëna dhe fëmija morën 15 milionë dollarë dhe mbështetje për fëmijën prej 100,000 dollarë në muaj derisa Romulus të mbushte moshën madhore (d.m.th. 21 vjeç në SHBA).

Refuzimi i madh

St. Clair, megjithatë, vendosi të mos e nënshkruajë marrëveshjen. Një nga arsyet kryesore ishte se dokumenti e bënte atë të ndihej sikur fëmija i saj ishte jashtëmartesor. Për më tepër, në rast të zhdukjes – vrasjes- etj – së Musk, asgjë nuk do të garantonte se mbështetja për Romulus do të vazhdonte.

15 shkurt 2025 – St. Clair në një postim në X: Pesë muaj më parë linda një fëmijë. Elon Musk është babai. Nuk fola më parë për të për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e djalit tonë. Konfidencialiteti i prishur nga tabloidët, të cilët me sa duket kanë filluar të nuhasin historinë për djalin e ri të Musk

Arsyet kanë pak rëndësi: marrëveshja e konfidencialitetit – deri atëherë joformale, pasi kontrata nuk u nënshkrua kurrë – ka dështuar. Dhe po kështu paratë e vënë në tryezë për mbështetjen e fëmijëve. Oferta e re, nga e cila u zhdukën 15 milionë dollarët, uli çekun mujor në 40,000 dollarë. Më pas, ky numër u rrit në 20,000 kur The Wall Street Journal kontaktoi Musk për komente mbi pretendimet e St. Probabiliteti që miliarderi të jetë prindi i Romulusit është 99.9999%.

Marrëdhëniet e tjera

Historia e St. Clair ndërthuret me atë të grave të tjera që, si ajo, morën pjesë në projektin e “ripopullimit” të Tokës. Një prej tyre është Shivon Zilis, menaxhere e ‘Neuralink’ me të cilin Musk ka katër fëmijë, më i vogli prej të cilëve ka lindur vetëm muajin e kaluar.

“Ai me të vërtetë dëshiron që njerëzit inteligjentë të kenë fëmijë, kështu që më inkurajoi që t’i kem ata bashke me të,” tha Zilis në një intervistë me biografin Walter Isaacson.

Presioni për të krijuar një ushtri fëmijësh që ndajnë materialin e tij gjenetik duket pothuajse obsesiv për Musk, teksa ne nje bashkebisedim me St. Clair  ai I pati thene asaj se kjo duhej te ndodhte “para apokalipsit”. Dhe për këtë arsye ai I kishte thene gjithashtu se do të kishin nevojë të “përdornin nëna surrogate”, siç mund të lexohet në një mesazh të parë nga Wall Street Journal.

Dhe nuk do ta kishte problem të “lidhej” me femra të tjera gjatë lidhjes me St. Clair (dhe me Zilisin, gjithmonë në krah edhe në raste zyrtare). “Ato duan që unë të jem dhurues i sperms”.

Me vone, Musk pati treguar se ishte kontaktuar nga disa “zyrtarë japonezë” që donin ta prezantonin me një “grua të profilit të lartë”.

Tiffany Fong – një influencer e kriptomonedhave – thuhet gjithashtu se u kontaktua nga Musk në X për të njëjtën arsye. Në një mesazh privat ai e pyeti nëse ishte e interesuar të kishte disa fëmijë me të. Por të dy nuk u njohën kurrë personalisht. Pasi gruaja refuzoi, Musk u tërhoq nga oferta.

Me pak fjalë, haremi i Elon Musk mund të jetë më i madh se sa është bërë publike deri më tani. Si dhe numri i fëmijëve që ndajnë ADN-në me të.

Një ushtri fëmijësh po bëhet gati për të kolonizuar Marsin. Ose, nëse gjërat vërtet shkojnë keq për këtë qëllim madhor, qoftë edhe vetëm Tokën, ata jane te sigurt qe do ta kolonizojnë…

.

Advertisement