Politike
Berisha nga SPAK: Hetimet nuk provuan që kam vjedhur unë apo familja ime

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje për aferën Partizani, ndërsa me vete kishte marrë edhe një numër shumë të vogël militantësh në mbështetje të tij. Berisha u fut në SPAK rreth orës 09:00 dhe qëndroi aty për 10 minuta. Ndërsa jemi në fushatë elektorale, ish-kryeministri u pa teksa doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme me kapelën në kokë që mban numrin 1 dhe nga aty shigjetoi drejtësinë e re dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.
Çështja kundër meje është dëshmi e standardit të dyfishtë një mal të tërë me fakte për vjedhje dhe korrupsionin qeveritar, në këtë rast ftoj çdo qytetar të pyesë SKAP-in e partisë se pse Taulant balla është i lirë dhe bën fushatë ku ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij, kur disponojnë të gjithë dokumentet se është anëtar kryesor i grupit kriminal Toyota Yairs, të Suel Çelës, dhe të Bajrave, ftoj qytetarët të pyesë SPAK se ku kanë shkuar 130 mln euro të djegësit të Tiranës, pse nuk heton Belinda Ballukun dhe Edi Ramën që kanë paguar 130 mln euro pa dhënë asnjë tullë. Pse nuk është marrë në hetim ose në ndjekje.
Berisha: Dumanit të Ramës i lashë një shënim, mbyllja e aferës McGonigal përbën krim ndërkombëtar

Nga jashtë SPAK, ku u paraqit për zbatimin e masës “detyrim paraqitjeje” për aferën Partizani, Sali Berisha sulmoi Altin Dumanin, teksa tha përmendi disa çështje që sipas tij duhet të hetojë.
Kreu i PD tha gjithashtu se i ka lënë edhe një shënim Dumanit se mbyllja e çështjes së McGonigal është krim ndërkombëtar.
“Dumanit të Ramës i lashë një shënim, mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën krim ndërkombëtar. Garantoj Edi Ramën se asnjë gjë në botë s’do të mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme që korruptoi njeriun kryesor që sipas gjykatësit amerikan kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni por u korruptua vetë duke marrë paratë e Ramës. McGonigal i çon nga qelia mesazhe Ramës, unë vërtetë i mora paratë por ato m’i dhe ti me të cilat më kompromentove.”, tha Berisha.

