Connect with us

Pinknews

Kopjoi Luizin dhe siguroi fitoren? Zhaklin Lekatari u mbyll gojën komentuese: Gjesti ka qenë i vërtetë deri në palcë

E ftuar në emisionin “Wake Up”, Zhaklin Lekatari komentoi finalen e “Big Brother VIP Albania 4” dhe fitoren e Gjestit, duke vlerësuar autentikitetin e tij si çelësin kryesor të suksesit.

E pyetur se çfarë e çoi Gjestin drejt fitores, Zhaklin tha: “Antikonformizmi dhe kjo dëshira për të qenë vetvetja, për të qenë i vërtetë dhe jodomosdoshmërisht i mirë, gjë që nuk e kam parë te fituesit e tjerë, kjo është pse unë e kam pëlqyer. Vazhdimisht e ka thënë nga vjen, çfarë ka bërë, si ka qenë e kaluara e vet, sa shumë ka vuajtur, si është sajuar për të mbijetuar dhe kjo vërtetësia deri në palcë është ajo që unë kam vlerësuar. Nuk po vesh xhaketën e një çuni të mirë, unë nuk po bëj sikur jam çun i mirë, unë jam ky që jam, me të mirat dhe me të këqijat dhe po i prish skemat e parimit dhe skemat e moralit”.

Gazetarja i përmendi se Gjesti ka kopjuar në lojë, veçanërisht duke futur banorët në tualet siç bënte Luizi.

Zhaklin u përgjigj: “Thënë të drejtën nuk e mendoj te tualeti, mendoj që zarfi i zi ka qenë. Dhe e mendoj komplet ndryshe nga Luizi Gjestin, s’ka lidhje fare. Gjesti është e kundërta e burrit menamuz shqiptar, nuk ka lidhje fare. Del i veshur me rozë, del me kordele te koka, i heq vetullat të dashurave të veta. Luizi ka qenë manipulator dhe lëvizte brenda skenave, brenda strukturës, kornizave të Big Brother, ndërsa Gjesti vetëm i prish ato korniza, Gjesti hidhet nga muri, Luizi nuk do të hidhej nga muri asnjëherë, do të lëvizte brenda rregullave të lojës”.

Në fund, kur gazetari përmendi se Luizi doli me ambulancë, Zhaklin reagoi: “Po, ishte gënjeshtër. Gjesti nuk gënjen, ai thotë se unë jam ai njeri që kur nuk kisha para për të blerë cigare, i merrja cigaret nga toka dhe i pija, i vërtetë deri në palcë”.

Advertisement