Connect with us

Kronike

FOTO e makinës së vrasësve të babait të Roan Brahimit/ Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Foto të makinës së përdorur nga autorët për vrasjen e Gjovalin Prendit, babait të Roan Brahimit, mbrëmjen e 17 prillit.

Automjeti tip “Rover” u gjet i shkrumbuar në Fushë Gjorm, më shumë se 12 orë pas ngjarjes. Në të nuk janë zbuluar gjurmë, pasi rezulton të jetë djegur plotësisht.

Nga vëzhgimi i hetuesve rezulton që mjeti nuk është me xhama të zinj. Rezulton më targa të vjedhura po ashtu edhe makina e vjedhur por ende nuk është saktësuar se ku. Itinerari që kanë ndjekur autorët ka kaluar në rrugë që ka biznese kamerat e sigurisë të cilat e kanë fiksuar.

 

 

Gjovalin Prendi u ekzekutua para biznesit të tij në Pllanë të Lezhës.

Advertisement