Politike
Krijoi parti kundër PD, Topalli sot optimiste: Kemi shansin për të bërë mazhorancën

Ne zgjedhjet e 2021 krijoi parti dhe garoi kunder PD. Por sot, Jozefina Topalli shfaqet deputete e sigurt dhe si drejtuesja politike e PD-së për diasporën. Sonte ajo është shprehur se në zgjedhjet e 11 majit, opozita ka të gjitha mundësitë për të qenë mazhorancë dhe qeverisur.
Topalli tha se “më 11 maj shqiptarët nuk do duartrokasin, por do japin një faturë që do jetë e qartë, e drejtpërdrejtë dhe shumë e hidhur për zotin Rama”, duke shtuar se qeveria e tij, në Ballkanin Perëndimor, është kampione në korrupsion.
Ndër të tjera, ajo bëri edhe një krahasim mes dy forcave më të mëdha politike në vend, PD dhe PS, duke thënë se e para është serioze dhe ka një program, ndërsa e dyta një kabare.
Jam e bindur se më 11 maj shqiptarët nuk do duartrokasin, por do japin një faturë që do jetë e qartë, e drejtpërdrejtë dhe shumë e hidhur për zotin Rama.
Ne nuk kemi një qeveri, por një klub privat që e konsideron vendin tonë si një skenar, ku fushatën elektorale mund ta bësh si kabare, ku dikën e urdhëron të kërcejë, por regjisori, aktori dhe spektatori i vetes së tij mbetet i njëjti person. Ndërkohë përtej kësaj shfaqjeje që njerëzit e shohin non sens, ka një përpjekje se cila do të jetë mënyra për të mbajtur pushtetin. Mesa duket këtë radhë nuk do ta ketë të thjeshtë sepse gjërat kanë ndryshuar përtej oqeanit.
Pushteti i tij po i shembet, po i shkërmoqet. Jo vetëm për shkak të njerëzve në burg, por edhe ata që i ka fortifikuar në listën e Tiranës të cilët duket se janë kandidatët e parë për t’iu bashkuar gjysmës tjetër të qeverisë. Gjë që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. Në Ballkanin Perëndimor është kampioni në korrupsion që shkon në përmasa të paimagjinueshme.
Diferenca e madhe mes dy kampeve është se njëra flet për program, që është shumë serioz, i vërtetë që ka të bëjë me jetën e njërit, tjetra është kabareja.
Programi i PD-së duke u nisur nga situata ku jemi, nisur nga arsimi, siguria ushqimore, siguria fizike.
Nga njëra anë mungon totalisht kolona e humanizmit dhe kabare, nga ana tjetër kemi një parti që flet për një minimumin jetik, për një rrogë mesatare, për një bonus për ata që nuk kanë mundësi, për një taksë të sheshtë, për një drejtësi sociale. Diferenca është si e bardha me të zezën

