Connect with us

Kronike

Kërcënoi disa qytetarë e kundërshtoi me dhunë policët, arrestohet 35-vjeçari në Kurbin

Një 35-vjeçari i cili kërcënoi disa qytetarë dhe kundërshtoi me dhunë policët në fillim të këtij muaji (4 prill) është vendosur në pranga nga policia e Kurbinit.

Aleks Dalipi alias Fation Lika ishte në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë lokalizuar, kapur dhe dhe ndaluar shtetasin:

A. D. alias F. L., 35 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur pasi dyshohet se më datë 04.04.2025, në qytetin e Laçit, ka kanosur disa shtetas, për motive të dobëta. Gjatë veprimeve procedurale të punonjësve të Policisë, 35-vjeçari i ka kundërshtuar ata me forcë dhe është larguar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për vepraat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Advertisement