Politike
Ish kryebashkiaku Elvis Rroshi përfshihet sërish në politikë/ Rama: Për ne ishte kriminel…

Gjatë takimit që pati sot me përfaqësues të biznesit në Elbasan, kreu i PS komentoi për herë të parë ish kreu e bashkisë Kavajë Elvis Roshin që tashmë kontributin politik e jep pranë PD.
Rama nuk i kurseu ironitë kur tha se në kohën që ishte me PS cilësohej si kriminel prej opozitës, ndërsa tani që ka kaluar në krahun blu duke mbështetur familjarin e tij që garon në PD, është në rregull.
Ish kryebashkiaku socialist i Kavajës Elvis Rroshi tërhoqi vëmendjen pasi është përfshirë në fushatë për kushëririn e tij Elton Rroshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga PD.
“Po u more me ata, nëse do të isha marrë me ata do të kisha përfunduar në çmendinë. A je në vete. Më marrin mua, më futen në shtëpi, më vjedhin fotot e mia të rinisë, m’i nxjerrin në mexhelis cullak në 2007. Po këta janë për t’u thënë njerëzve se shikoni sa monstër është se këta për vete edhe në dush shkojnë me kostum.
Njerëzit jua kthejnë siç e meritojnë. Shtojnë edhe ca vota me ato. Tani unë pas 100 vitesh në një bisedë më Pandi Majkon, atëherë u tmerrua. Të isha për Pandin do të kisha humbur zgjedhjet se nuk dilte më nga shpia nga tmerri si mund të jetë ky dhe pa rroba. Se mendonte se flija me rroba ushtarake…
Të merremi me këta ne, janë fundi. Të kesh pasur të internuar këtë të duash ti nuk vlen është kot. Keni dëgjuar një farë Elvis Rroshi. Tani e kanë marrë dhe është në rregull ai. Ishte kriminel kur ishte me ne, kështu që kjo është historia tan”, tha Rama ndër të tjera.

