Connect with us

Aktualitet

Vodhën biçikleta dhe monopatina, arrestohet 19-vjeçari dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

Policia e kryeqytetit ka  zbardhur disa raste vjedhjesh të monopatinave dhe biçikletave të ndodhura gjatë muajit prill në zona të ndryshme të Tiranës.

Në prangat e policisë ra një 19-vjeçar, ndërsa u shpall në kërkim dy të rinj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, bazuar në denoncimet e disa qytetarëve, për raste të vjedhjes të monopatinave dhe biçikletave të tyre, dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mystery”.

Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. U., 32 vjeç dhe A. H., 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë.

Në momentin e ndalimit, shtetasit A. M. i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, gjatë muajit prill, kanë vjedhur 3 biçikleta dhe 3 monopatina, të shtetasve të ndryshëm, në zona të ndryshme të Tiranës.

Vijon hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas‘, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Advertisement