Connect with us

Aktualitet

Ngrihet alarmi/ Gjendet një sasi eksploziv në një lokal, pronari është një 52 vjeçar (Emri)

Një sasi lënde djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse është gjetur paraditen e sotme në ambientet jashtme të një lokali në Kurbin. Lokali është në pronësi të 52-vjeçarit, Ilir Ndoci.

Lidhur me ngjarjen janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj. Policia gjithashtu ndodhet në vendngjarje për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit I. N., 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse.

Menjëherë janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve.

Advertisement