Connect with us

Shkrime

Për demokratët që më bëjnë moral, se nëse nuk votoj Berishën, jam me Ramën

Nga Ylli Manjani

Shikoni, ju demokratë që vijoni të më shisni moral mua se medemek “nëse nuk voton, d.m.th nëse nuk ju votojmë juve, jemi me Ramën”, përpiquni të kuptoni se:

1. Ju dhe PD juaj nuk jeni etaloni i demokracisë. Si opozitë keni merituar e meritoni respektin tim. Kohën time që kam harxhuar edhe për ju, kur rrinit squk e s’flisnit asnjë fjalë, ua kam falë. Por moral mua mos më shisni! Pyeteni veten pse nuk ju votojmë dhe jo të më pyesni mua.

2. Të mos votosh, nuk do të thotë të mos u votosh ju, por të protestosh për nivelin skandaloz të ulët të të bërit politikë.

Shiheni pra, jam unë ai që vijoj të protestoj jo ju, që googl-oni koqet e Atij dhe kërkoni koqet tuaja te xhepat e SHPUP-it e me to frymëzoheni të votoni.

Unë refuzoj dhe protestoj duke mos votuar. Kjo quhet qytetari. Ajo e juaja militantizëm. Unë sidoqoftë nuk u gjykoj por ende u respektoj në të drejtën tuaj. Ju vetëm më gjykoni e më shisni moral llaxoresh. Ata që më shajnë, janë të sharë.

E kuptoni apo jo dallimin?!

3. Moralin e rotacionit nuk ma shisni dot mua, por verini pak gishtin kokës dhe merrni frymë thellë. Mbase ndriçoheni me ndonjë fjalor gjuhe se rikthim në pushtet (për herë të tretë madje) asnjë  llogjikë nuk e quan dot rotacion. U lutem na kurseni kohën me fjalë boshe që s’doni ti kuptoni ose s’dini ti përdorni.

4. Sa për atë që unë jam me Ramën, nuk më kompleksoni dot.

Së pari pas 20 viteve jetë publike kam mësuar se të jesh me dikë nuk mbahet sekret dhe as është turp. Edhe Berisha ka qenë (besoj është prapë) me Ramën. Edhe ju që merreni me të, qoftë edhe kur gjeni kohë për ta sharë jeni me të. Tani pse e kërkoni tek unë moralin se medemek qenka turp të jesh me Ramën?!

Kush është me Ramën, unë që s’votoj, ata që marrin leje kullash e bëjnë pare me Ramën dhe që ju mi shisni mua si rotacioni demokratik?! Pash hatrin e zoti boll!

Së dyti, pse të refuzosh të votosh quhesh se je me Ramën?!

Në cilin manual e keni lexuar këtë?! Kush është me Ramën unë që refuzoj dhe protestoj apo ju që kërceni vallen elektorale të tij?! A keni sy në ballë apo jo?!

Së treti, po të më dojë qejfi edhe me Ramën bëhem more. Unë nuk e kam armik atë. As nevojën nuk ja kam.

Por, a doni ju?

S’ka problem fare, por po të më dojë  qejfit im.

Që ta dini, qejfi im është i pari. Morali juaj është hiçgjë para tij (qejfit tim d.m.th).

Dhe po, nuk mund të jeni pjesmarrës në murin tim elektronik në FB si shitës morali që se keni as vetë. Shkruani sa të doni që “na bllokoi Ylli Manjani” se s’mund të jeni miq me mua.

Hajde bye tani e me mend në kokë!

Advertisement