Connect with us

Kosova

FAJTORI STRATEGJIK/ Kurti s’ka pse zemërohet me BE-në, ai e ka fajin për një qëndrim të tillë

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka arsye të zemërohet me Bashkimin Evropian dhe se nuk janë hequr sanksionet ndaj Kosovës, sepse ai vetë është fajtor për një marrëdhënie të tillë.

“Kurti kishte një shans vitin e kaluar për të përfunduar çështjen e Këshillit të Evropës, por nuk e përdori. Ate kohe ai kishte si kusht të dërgonte draft-statutin e asociacionit  për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese dhe duke beret e kunderten, Kurti humbi besimin e Bashkimit Europian dhe të gjithë atyre që e përgatitën draftin. Tani sanksionet mbeten, dhe gjithashtu jemi jashte Këshillit të Evropës, sepse gjithcka me siper ishte faj strategjik I Kurtit. Prandaj ky i fundit nuk mund të fajësojë askënd, por ky është stili i tij i qeverisjes – vetëpropaganda kundër të tjerëve” – deklaroi Maliqi

Ai paralajmëroi gjithashtu se zbatimi i marrëveshjes është një detyrim si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën, për të cilin administrata e re evropiane do të insistojë te të dyja palët.

“Brukseli dërgoi negociatorë të rinj, lehtësues që ndërmjetësojnë dialogun, të cilët nuk dhanë shumë deklarata, por thanë se marrëveshjet që jane arritur, edhe pse te pa firmosura, duhet te zbatohen” – theksoi analisti I njohur duke potencuar: – “Ka dhjetë vjet qe behen negociata. Janë të paktën 30-40 marrëveshje… disa janë duke u zbatuar, disa janë gjysëm-zbatuar, disa nuk janë prekur ende, por nga ana e Bashkimit Europian dhe SHBA-se është bërë një përpjekje e madhe dhe nuk do të hidhet tani poshte se do Albin Kurti qe gjithcka te filloje serish nga e para.

Advertisement