Connect with us

Kronike

E pazakontë në Fier, vjehrra dhe dhëndri rrahin njëri-tjetrin! Një i arrestuar dhe 3 nën akuzë për kanosje, drogë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur

Pesë persona janë marrë nën akuzë dhe një është arrestuar për krimet e dhunës në familje, kanosjes, drogës dhe drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.
Policia e Fierit konfirmoi veprimet hetimore të kryera në 24 orët e fundit, teksa më e pazakontë është ngjarja e përleshjes së një 56-vjeçareje me dhëndrin e saj (bashkëjetuesi i vajzës).
Shërbimet e Komisariatit informuan sot (28 prill) se referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për F. Y., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe L. Rr., 56 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, të cilët janë përleshur mes tyre dhe janë rrahur, duke shkaktuar dëmtime të lehta.
Policia sqaron se 56-vjeçarja është nëna e bashkëjetueses së 41-vjeçarit.
“Të dy akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”, tha policia vendore, pa dhënë detaje për shkaqet.
Kurse specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 38-vjeçarin N. M., banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe agjentët e Antidrogës nisën procedimi penal për E. A., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin levizte ai, u gjet një sasi hashashi.
Një konflikt u regjistrua edhe në fshatin Ferras, ku dy persona kanë kanosur njëri-tjetrin nëpërmjet thirrjeve telefonike. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë konfirmuan se referuan materialet në Prokurori për D. H., 21 vjeç dhe S. K., 26 vjeç.

Advertisement