Connect with us

Kronike

Kush e vrau Renato Hoxhajn? Pista e hetimit: Nuk dha pronën për ndërtim, e kërcënuan

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në Vlorë, ku Renato Hoxhaj u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e 27 prillit. Pista ku autoritetet po hetojnë ka të bëjë me pronën e të ndjerit.

Burime pranë familjes së Hoxhajt janë shprehur se kohët e fundit ai ishte shfaqur i shqetësuar pasi kishte marrë kërcënime të ndryshme për të dhënë tokën për ndërtim, por nuk kishte pranuar.  Policia po merr në pyetje disa persona për këtë pistë, përfshirë pronarin e pallatit të ndërtuar pranë banesës të tij, për të vërtetuar nëse ekziston prej tij një kërkesë e tillë apo jo.

Renato Hoxhaj 58 vjeç u gjet i vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të 27 prillit në Vlorë. 58-vjeçari u ekzekutua në rrugë në afërsi të banesës së tij. Sipas Policisë, viktima është qëlluar me tre plumba, dy në kokë dhe një në kraharor. Viktima nuk ka pasur precedent të mëparshëm penal, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik. Sipas asaj që bëhet me dije nga grupi hetimor, kamerat e sigurisë nëpër qytet kanë kapur pamje të autorit. Ky i fundit, ka qenë ishte i maskuar me kapele dhe shall

Advertisement