Komisioni Evropian është në kontakt me autoritetet spanjolle dhe portugeze pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike në të gjithë Gadishullin Iberik.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, ka deklaruar se Komisioni është në kontakt me autoritetet kombëtare të Spanjës dhe Portugalisë për të kuptuar shkakun themelor dhe ndikimin e situatës.
“Ekzistojnë protokolle për të rivendosur funksionimin e sistemit”, shtoi ajo.
Ndërsa presidentja e KE, Ursula Von der Layen, në një mesazh në rrjetin social X rikonfirmon mbështetjen e Komisionit Evropian në monitorimin e situatës me autoritetet kombëtare dhe evropiane dhe Grupin tonë të Koordinimit të Energjisë Elektrike.
“Fola me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez për ndërprerjen e energjisë elektrike në Gadishullin Iberik. Ne do të koordinojmë përpjekjet dhe do të ndajmë informacion”, shkruan Ursula Von der Layen.
Rrjetet e energjisë në të gjithë Spanjën dhe Portugalinë u ndërprenë sot rreth orës 12:30, duke shkaktuar ndalimin e trenave”, sipas kompanisë hekurudhore spanjolle “Renfe”.