Connect with us

Kronike

“U shtrim bashkë por ajo donte që të njihte djem të tjerë”/ Biseda e fundit mes Ilarias dhe ish të dashurit vrasës

Vrasja makabër e studentes shqiptare, Ilaria Sula në banesën e ish-të dashurit të saj filipinas në rrethana të paqarta, mbetet e mbushur me mister. Në një letër drejtuar prokurorëve të Romës që po hetojnë çështjen, autori Mark Samson shpjegoi versionin e tij të vrasjes.

“Nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folëm për marrëdhënien tonë, për faktin se më shqetësonte dhe isha lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur. Po bëhej vonë, kështu që ajo më pyeti nëse mund të qëndronte natën në shtëpinë time. I dhashë disa pizhame që të flinte rehat. U shtrimë në shtratin tim dhe filluam të flasim për gjërat e mira që kishim përjetuar së bashku, përvojat, udhëtimet dhe nofkat që i vinim njëri-tjetrit. ‘Amore’, ‘tesoro’, ‘vita’, pastaj kaluam te fjalët shqipe ‘shpirt’, ‘zemra ime’ dhe ato filipinase ‘bebe ko’, ‘mahal’, ‘asawa’”-shkruan ai.

Në letër ai zbulon edhe një detaj, me trupin e mbyllur në një valixhe brenda makinës, ai ndaloi për të blerë cigare dhe një çakmak në një dyqan. 23-vjeçari më pas ndalet te ajo që ndodhi pas goditjes me thikë, mëngjesin e datës 26, dhe te përpjekja e tij për të hequr qafe trupin duke e mbyllur në një valixhe dhe duke e hedhur nga një shkëmb në zonën e Capranica Prenestina.

“Hapa të gjitha dyert e makinës për të parë nëse valixhja mund të vendosej në sedilje në vend që ta fusja në bagazhi, por më kot. E nxora valixhen nga ndërtesa, ishte një ditë me diell të ndritshëm e verbues. Shoh dy vajza që vinin në drejtimin tim, i lashë të kalonin dhe menjëherë pas kësaj e ngrita valixhen pa ndihmën e askujt: Hapa ndarjen e bagazheve dhe ndalova për një moment për të rifituar forcën. E ngre çantën dhe e vendos në anën e djathtë të bagazhit dhe largohem pa një drejtim të saktë. Rreth orës 16:30 ndalem te një dyqan dhe blej cigare dhe një çakmak”,-rrëfen autori i vrasjes.

Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë. Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli.

Advertisement