Aktualitet
“Mos lëvizni, jemi Policia dhe SPAK-u”! Sherri mes familjarëve të Kapllanajt dhe BKH

Është zbardhur dinamika e sherrit të ndodhur në Fier mes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe forcës operacionale dhe njerëzve të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kaplljanat. Shkak i konfliktit është bërë qëndrimi i punonjësve të Policisë dhe BKH për disa minuta sa për të konsumuar ushqim pranë kompanisë së Agron Kapllanajt.
Për shkak të natyrës së shërbimit, nuk u janë prezantuar si punonjës të policisë, por i kanë thënë që kishin shkuar për të parë një tokë për zonjën që ka ardhur nga Italia dhe janë duke parë pozicionine tokës dhe hyrje daljen në rrugën kryesore, pasi u nevojitej për biznes. Pasi nuk janë marr veshme njeri tjetrin punonjësit e policisë dhe agjentët e BKH janë larguar për në drejtim të qytetit të Fierit ku sërish aty kanë ndaluar.
Rreth orës 19:25, punojësit e policisë duke qëndruar në automjet, iu afrohet një makinë. Në këtë moment zbret një person i moshës 30 vjeç dhe i drejtohet punonjësve me fjalët “zbrit pak në tokë, dil nga makina”.
Sipas gazetarit të Ora News, Edison Vatnikaj një prej punonjësve është drejtuar me fjalët “nuk është nevoja të bëni asnjë veprim pasi jemi punonjës të policisë dhe kemi punën tonë, nuk kemi punë me ju”. Në këto momente ky shtetas i është drejtuar me fjalët “policia jemi vetë dhe nuk q… për njeri”.
Në këto çaste janë afruar dhe dy automjete të tjera dhe disa persona kanë filluar ta godasin fizikisht me grushta dhe shkelma, duke e kërcënuar dhe ofenduar punonjësit e policisë. Sapo nisi përleshja ka dalë oficerja e BKH-së duke iu prezantuar me zë të lartë “jemi SPAK-u”, si dhe shefi i operacionales V. L i cili ka thirrur me zë të lartë por veprimet e dhunshme nuk janë ndalur. Në këtë moment tensioni dhe pas prezantimit me zë të lartë, oficeri i operacionales ka nxjerr armën e zjarrit duke u thënë ndal Policia.
Pas kësaj janë afruar shërbimet e tjera të policisë ku kanë neutralizuar situatën duke shoqëruar disa nga personat e përfshirë, mes tyre dy nipat e Agron Kapllanaj, Ledjan dhe Klaudio Kapllanajn dhe shtetasin Gerald Kollçaku. Por çfarë deklaruan këta të fundit para hetuesve?
Personat e dyshuar si të përfshirë në konflikt fizik me policinë dhe agjentët e BKH-së kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë. Ka qenë drejtori i kompanisë së Agron Kapllanajt i cili ka pikasur makinën tip benz ku sipas tij sipër saj ishte nje dron. Ai është afruar duke fotografuar targën e makinës dhe më pas duke iu kërkuar llogari se pse droni fluturon në hapsirën e bisnesit privat.
Sipas drejtorit të kompanisë ata janë shprehur se ishin të interesuar për një tokë, por nuk kanë pranuar për tu prezantuar. Drejtori i kompanisë ka treguar se foton ia kishte dërguar vëllait të administratorit edhe pse policia dhe BKH ia ka kërkuar të fshijë foton se do kishte probleme. Ai ka sqaruar se para se të merrte Policinë në telefon makina është larguar.
Ky shtetas tregon se pasi makina e paidentifikuar është larguar ai ka marrë drejtimin nga policia e Fierit për kallzim ku në rrugë janë bashkuar dhe dy persona të tjerë, njerëz të afërt të familjes së Agron Kapllanajt. Kanë pritur pak jashtë dhe kanë marrë vendim që të largoheshin, deklaruesi do ikte për në shtëpi dhe qendroi shtetasi Agron në polici. Më tej deklaron se tek rrethrrotullimi i parkut, kanë vënë re makinë që konstatuan te subjekti,të parkuar.
I janë afruar makinës duke i zënë rrugën, deklaruesi ishte me benz, të cilin e parkoi në krah të makinës, dhe shkoi direkt te personat që ishin në këmbë, shoferi i mjetit dhe zonja, të cilët ishin mbrapa makinës. Kanë kërkuar sqarim nga personat se kush ishin dhe çfarë patën që e kërcënuan, ndërkohë që ata e mohonin dhe zonja ndërhynte tek deklaruesi që ta qetësonte, ndërkohë situata agravon pasi ata nuk po kthenin përgjigje për pyetjet dhe kanë filluar të shtyhen me njëri-tjetrin.
I pyetur se cili ishte momenti kur personat u prezantuan se ishin punonjës të policisë, deklaronse ai nuk ka dëgjuar që të prezantohej dikush si punonjës policie, e ka kuptuarvetëm kur erdhi policia që ai nuk u arrestua dhe iu prezantua, por nuk e ka dëgjuar mirë se i tha që ishte i policisë apo BKH.
Në lidhje me incidentin Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për dy nipat e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, Ledjan dhe Klaudio Kapllanajn dhe shtetasin Gerald Kollçaku, të cilët akuzohen për dhunë ndaj hetuesve të BKH.

