Bota
Pakti për mineralet e rralla mes SHBA e Ukrainës, mediat: Mosmarrëveshje në minutën e fundit

Një mosmarrëveshje e minutës së fundit duket se po kërcënon të prishë marrëveshjen për mineralet që Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina shpresonin të nënshkruanin sot.
Sipas burimeve amerikane dhe ukrainase të njohura me qëndrimet e secilit vend, mosmarrëveshja qëndron në atë se cilat dokumente duhet të nënshkruhen sot.
Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha më parë se Ukraina ishte gati të nënshkruante marrëveshjen dhe më pas të vazhdonte të punonte me SHBA-në për të “finalizuar” dy “dokumente teknike” që përshkruajnë detajet e marrëveshjes në një datë të mëvonshme.
Një burim i njohur me qëndrimin e Ukrainës tha se ndërsa SHBA-të “ofruan” të nënshkruanin të tre dokumentet sot, Ukraina besonte se nevojitej më shumë punë në anën teknike.
Ndërkohë, një burim i njohur me qëndrimin e SHBA-së i tha CNN-së se të tre dokumentet duhej të nënshkruheshin sot dhe se ukrainasit po përpiqeshin të rihapnin kushtet për të cilat tashmë është rënë dakord si pjesë e paketës.
Për Ukrainën, marrëveshja shihet si çelësi për të siguruar aksesin e saj në ndihmën ushtarake amerikane në të ardhmen

