Aktualitet
“Ja q* motrën shtetit…”/ Arrestohet i riu pasi njoftoi se do të digjte live automjetin e policisë (EMRI)

Devis Faruku, 24 vjeç, është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, bëri thirrje publike për akte dhune dhe kërcënoi se do të digjte një makinë të Policisë së Shtetit.
Në videon e postuar, Faruku shprehej: “Përshëndetje të gjithëve. Po e bëj këtë video që t’ju tregoj se në datën 1 maj do të djeg makinën e policisë. Në 12:00 të natës, 5 euro benzinë, 1 euro çakmak, ja q motrën shtetit…”*.
Policia ndërhyri menjëherë duke e arrestuar 24-vjeçarin, i cili akuzohet për nxitje të urrejtjes dhe promovim të veprimeve të rrezikshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
Drejtoria e Antiterrorit është përfshirë në hetime dhe po vlerëson përmbajtjen e plotë të mesazheve të shpërndara nga i riu në rrjetet sociale.

