Connect with us

Aktualitet

Banda “Los Choneros” merr peng dy shqiptarë në Ekuador, përplasje me armë mes bandave

Dy shqiptarë që ishin marrë peng nga një grup kriminal në Ekuador, janë shpëtuar. Mediat vendase shkruajnë se është zhvilluar një operacion i përbashkët ushtarak dhe policor në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën Rinconada dhe Ayampe në Ekuador.

Forcat e rendit patën dhe një shkëmbim zjarri me disa trafikantë të armatosur gjatë bastisjes së fermës ku mbaheshin peng dy shqiptarët dhe tre ekuadorianë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një person i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal “Los Choneros” mbeti i vrarë. Pas neutralizimit të situatës, autoritetet bëjnë me dije se i kanë shpëtuar të pestë personat që ishin marrë peng. Katër persona, anëtarë të grupit kriminal, janë vënë në pranga.

Advertisement