Politike
Rama pyet PD-në: Të kujt janë 6 mln dollarët e lobimit në SHBA?

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit elektoral me qytetarët në Burrel, kryesocialisti Edi Rama ka komentuar kontratën e lobingut të Partisë Demokratike me kompaninë amerikane. Teksa bisedonte me qytetarët, kryeministri Edi Rama kërkoi të dinte burimin e 6 milionë eurove që do të shpenzohen në total nga ana e donatorëve” të PD-së. Me ironi, kreu i qeverisë shtoi se historia e kontratës është “një dardhë që do i dalë bishti mbrapa”.
“Ne menduam se pamë kulmin kur thoshte Luli 7 herë 7 bëjnë 42. Tani ka dalë bufi thotë 7 herë 7 janë 6 milionë. Tani thotë aq janë por nuk janë të miat thotë. Janë të patriotëve që nuk i njof por luftojnë për Shqipërinë që hedhin 6 mln por granat duan PD. Kjo është një histori në vete, është një dardhë që ka nje bisht shumë të gjatë që do dali mbrapa. Jam i sigurt për këtë,”-u shpreh Rama.
Kontrata e lobimit e Partisë Demokratike në SHBA është firmosur më prill nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka është bërë me kompaninë amerikane “Continental Strategy”. Vlera e kontratës arrin në 6 milionë dollarë, nga të cilat 3 muajt e parë 750 mijë dollarë janë paguar tashmë. Kompania merr përsipër t’i ofrojë PD-së shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh si krijimi i marrëdhënieve me aktorë kyç në degët ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave dhe objektivave të saj elektoral dhe qeverisës.

