Kronike
Me plumba në turp/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të rinjve që u plagosën në Laç

Detaje të reja mësohen për ngjarjen në Laç, ku u plagosën pesë persona me armë zjarri.
Gjendja shëndetësore e të rinjve që mbetën të plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Laç vijon të jetë e rënduar për disa prej tyre. Burime nga Spitali Universitar i Traumës bëjnë me dije se pacientët A.N., 26 vjeç, dhe G.B., 24 vjeç, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë nën kujdes intensiv. Të dy kanë plagë në zonën e legenit, duke bërë që mjekët të mbajnë nën monitorim të vazhdueshëm situatën e tyre.
Ndërkohë, pacientët e tjerë të plagosur, D.GJ., 26 vjeç, L.I., 26 vjeç, dhe A.GJ., 58 vjeç, raportohen në gjendje më të stabilizuar dhe janë koshientë. Ata kanë pësuar dëmtime kryesisht në gjymtyrët e poshtme, dhe po marrin trajtim mjekësor të specializuar.
Ngjarja ka tronditur qytetin e Laçit dhe autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet që çuan në këtë përplasje të armatosur.

