Politike
Rama ‘iu lutet’ shqiptarëve: Na duhet një mesazh i fortë, përtej shumicës së zakonshme

Kreu i PS ka mbyllur takimet elektorale sot në Sarandë, duke theksuar edhe një herë se rruga e Shqipërisë është drejt BE dhe se këtë mund ta arrijë vetëm Partia Socialiste.
Edi Rama tha se një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar, ndërsa partitë e vogla janë për interesa të vogla.
“Partitë e vogla janë për interesa të vogla. Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar dhe kaq e vërtetë është kjo, sa po të kthehesh mbrapa, PS mund të ketë bërë shumë gabime në këto 35 vjet , mund të ketë patur momente jo për t’u krenuar, por nuk ka asnjë moment që ta ketë tradhtuar interesin kombëtar, asnjë, zero.
Prandaj na duhet fuqi, na duhet një mesazh i fortë, përtej shumicës së zakonshme, na duhet një mesazh që ne populli shqiptar e duam Shqipërinë në BE. 50.10 Kjo është shumë më tepër sesa një zgjedhje, kjo është një përmbushje e një misioni historik”, tha Rama.

