Kronike
Grabitje me thikë dhe përdhunim, vihet në pranga 48 vjeçari i rrezikshëm

Është arrestuar një 48-vjeçar me precedent penal, i cili akuzohet për grabitje me dhunë dhe tentativë përdhunimi ndaj një shitëseje të re në qytetin e Sarandës.
Ngjarja ndodhi më 2 maj 2025, në një dyqan në lagjen nr. 2 të Sarandës, ku i dyshuari J.K., 48 vjeç, nën kërcënimin e një thike, grabiti 60,000 lekë të reja nga arka e dyqanit dhe goditi fizikisht shitësen 26-vjeçare.
Sipas policisë, ai dyshohet gjithashtu se tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.
Pas shpalljes në kërkim, autoritetet ndërmorën një operacion intensiv dhe, falë bashkëpunimit mes Komisariateve të Policisë Sarandë dhe Durrës, 48-vjeçari u kap dhe u ndalua në qytetin e Durrësit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

